Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në Zelandë të Re ku mbetet të vdekur mbi 40 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Thaçi thotë se Kosova ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin  mik.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi.