Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse nuk do t’i mundësohet raportimi në Kuvendin e Kosovës, ai do t’i drejtohet qytetarëve përmes një konference për media.
Thaçi ka deklaruar se askush nuk është pronar i Kuvendit, transmeton Telegrafi.
“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar. Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin. Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka thënë se do të jetë transparent.
“Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai.






