Lokale - eSIMy

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hapur kufirin me Serbinë ndërsa po e mbyllë kufirin Kosovë-Shqipëri.

Thaçi ka pohuar se “Kurti sot ka keqpërdorur Policinë e Kosovë duke urdhëruar ata që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19”.

“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Thaçi ka thënë se veprimet e Kurtit janë shqelmat e tij të fundit nga zyra siç ka thënë ai e uzurpuar.

“Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar”.

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të…

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 1. Juni 2020