
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin e ndjerë Adem Demaçin.
Në 20 vjetorin e lirimit nga burgu të veprimtarit, tashmë të ndjerë Adem Demaçit, presidenti Thaçi ka thënë se Demaçi kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë.
“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, ka shkruar Thaçi.





