Instituti ‘Atomi’ së bashku me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës ‘Kangaroo 2018’ garë kjo e cila mbahet edhe në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas një njoftimi, të gjithë aplikuesit për Garën Ndërkombëtare “Kangaroo” për qytetin e Podujevës do të mbajnë testin në objektin e shkollës “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë se të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa për nxënësit më të mirë do të ketë shpërblime të ndryshme si dhe mbështetje të mëtutjeshme në matematikë dhe në shkenca kompjuterike.

Për kohën dhe vendin e testimit mund t’i shikoni në linkun e mëposhtëm:

http://kangaroo-ks.org/wp-content/uploads/2017/12/Podujeva-1.xlsx

Fotografia e Liridon A Mulliqi