Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e xhumasë.

Duke qenë se numri i të prekurve me COVID-19 dita-ditës po zvogëlohet, Tërnava tha se do shihet mundësia e hapjes së xhamive për faljen e namazit të xhumasë dhe namazeve ditore.

“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe do të shohim mundësinë e parë të faljes së namazeve në xhamitë tona, sigurisht që edhe unë edhe ju të gjithë jemi të etur të kthehemi në shtëpitë e Zotit, se Zoti ne Kuran na ka thënë: “Xhamitë janë të Zotit dhe në to nuk meriton të adhurohet askush përveç Zotit”. Inshallah shumë shpejt me emrin e Zotit do të largohet virusi dhe do të kthehemi xhamive tona , tha Tërnava.

Në njoftimin e Bashkësisë Islamthuhet se ai tutje falënderoi të gjithë besimtarët për durimin dhe mirëkuptimin karshi masave të dhimbshme por të obligueshme që janë marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.