Një tërmet me magnitutë 6.2 ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet. Autoritetet njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në det, rajonin e Davao, me thellësi 89 km.

Lëkundjet janë ndjerë në 10:02, me orën lokale, ndërkohë që njerëzit kanë dalë menjëherë në rrugë nga frika e shembjes së godinave. Fatmirësisht nuk raportohet për godina të shembura dhe njerëz të dëmtuar.

Autoritetet kanë njoftuar se priten lëkundje të tjera më të vogla, që pasojnë tërmetin e parë.

/tch