Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë, e në vendet tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.