Dëshira për t’iu rikthyer ritmit normal të jetës po e mposht dalëngadalë frikën nga tërmeti dhe banorët po i kthehen ritualeve të zakonshme.

Një shëtitje a kafe në bregdet këtë fundjavë për të argëtuar fëmijët e harruar pasigurinë për jetën e pronën.

Plot diell ndonëse e shoqëruar herë pas here me reshje të lehta shiu, e diela i ka kthyer njerëzit buzë detit.Nesër nis një javë e re pune dhe rikthimi në bankat e shkollës, plot shpresë e besim se Durrësi do të rimëkëmbet së shpejti. /tch