Lokale - eSIMy

Një person dyshohet se ka rënë në lumë në Klinë.

Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Klan Kosova, dy dëshmitarë sa ishinduke kaluar andej e kanë parë një person në lumë që po mbytej. Njëri nga ta ka hyrë për ta shpëtuar po për shkak të thellësisë aty, nuk mundi ta shpëtonte.

I njëjti i ka njoftuar policinë, të cilët tashmë janë në vendngjarje, ku po pritet t’i bashkohen edhe ekipet e FSK-së.

Ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se ka rënë në ujë.