Policia e Kosovës, konkretisht disa zyrtarë të saj janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës.
Kështu bëhet e ditur në një komunikatë të vet policisë.
Në raport thuhet se në fshatin Shkozë të Prizrenit, njësia e NJRSh-së, teksa po asistonte policinë kufitare, në bastisje të një shtëpie, befasisht është sulmuar nga një veturë Golf VI, me targa vendore.
Ngasësi i dyshuar më pas është arrestuar.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
“Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”
Prizren, 30 Korrik 2022
Me datë 30.07.2022, nga ora 10:00 , Stacioni Policor Prizren ka pranuar informata se në fshatin Shkozë Prizren, njësia e NJRSH-së Prizren, derisa po asistonte Njësinë nga Hetimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në bastisje te një shtëpie, operatorët e NJRSH-së, befasisht janë sulmuar nga një veturë Golf VI, me targë vendore , e cila ka ardhur nga rruga ne drejtim te shtëpisë.
Ngasësi i dyshuar, me veturë vrullshëm është sulur në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët ishin duke siguruar perimetrin te hyrja e shtëpisë e cila po bastisej.
Operatorët policor e kanë e detyruar të dyshuarin që të ndalonte.
I njëjti është arrestuar dhe është vënë nen kontroll te policisë.
Zyrtarët policor nuk kane pësuar lëndime me këtë rast.
Në shtëpinë e cila po bastisej raportohet se është hasur një shtetas Sirian, i cili dyshohet se është kontrabandues i emigrantëve.
Njësitet përkatëse te policisë janë dërguar ne vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Pasi që është filluar rast për “ Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” i dyshimti është liruar me procedurë të rregullt.