Një person është arrestuar nga Policia pasi që i njëjti ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor, transmeton Llapi.info.
Kështu ka thënë PK në raportin e saj ditor.
“PKK. Merdare 01.12.2020 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€ . I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia./Llapi.info






