Një person gjersa ishte duke drejtuar autobusin, ka tentuar të korruptojë policinë kufitare në Merdare me 10 euro dhe është arrestuar të mërkurën, njofton Llapi.info
Gjatë kontrollit të dokumenteve nga ana e policisë, i njëjti brenda librezës së qarkullimit kishte vendosur 10 euro.
“SPK Merdar, Podujevë 07.11.2018-08:30. Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke drejtuar autobusin, është ndalur në pikë kufitare dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve nga ana e policisë, i njëjti brenda librezës së qarkullimit kishte vendosur 10 € para. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info