Të shtëna me armë janë dëgjuar sot rreth orës 14:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se një person i cili ndodhej në një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër.
“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Ahmeti.
Siç mëson Llapi.info, rasti ka ndodhur te një pompë benzini në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë./Llapi.info






