Një rast tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
“Surkish, Podujevë / 27.01.2024 – 16:58. Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, ka thënë Policia.
Sic mëson Llapi.info, një 33-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga një mjet i fortë.
Tani për tani nuk dihen detaje tjera.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.
.






