Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar për tentim vrasje në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot nga zyrtarët e stacionit policor në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur, rreth orës 13:00, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës.

Ndaj të dyshuarit;

▪︎ ​B. S, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndërlidhur me rastin, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar;

▪︎ Një revole,

▪︎ Pesë copë fishek të llojeve të ndryshëm

▪︎ Një gëzhojë, si dhe,

▪︎ Mjete të tjera të forta.

Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë”.