Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur në Prishtinë, ku është përdorur edhe arma.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave  lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar PK./Llapi.info