Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 18:35 në qendër të qytetit të Podujevës, konkretisht në rrugën “19 Qershori”, raporton Llapi.info.
Nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person, ndërkohë që i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa është thënë se rasti po vazhdon të hetohet.
“Rr. 19 Qershori, Podujeve 06.10.2020-18:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Rasti nen hetime”, ka njoftuar PK./Llapi.info






