Foto: Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së shtunës në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës. I njëjti në Polici është cilësuar si “vrasje në tentivë”.

Lexo edhe: Të shtëna me armë në Podujevë, plagoset një person

Ndërkaq, Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar janë arrestuar.

“Rr. Ali Ajeti, Podujevë, 23.05.2020 – 16:16. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga ata janë konfiskuar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info