Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës, raporton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit kanë tentuar të grabisin një punëtor të postës.

“Fsh. Llapashticë e epërme, Podujevë 04.10.2021 – 15:00. Lidhur me rastin me datën 06.10.2021 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, derisa një punëtor ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në postën e shpejtë, dy persona të maskuar kanë tentuar ta grabisin.

“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 04.10.2021 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në postën e shpejtë, dy persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje. Viktima ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info

Tentim grabitje në Llapashticë të Podujevës