Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër kryesisht mot me diell, kurse në relievet malore parashihen vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

IHMK-ja ka thënë se indeksi i rrezeve ultravjollce do të jetë i lartë prandaj kanë këshilluar që udhëzimet të respektohen sidomos nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.