Kësaj liste të rregullave i është shtuar edhe një.

Ajo e ndalimit të përdorimit të telefonëve gjatë procesit mësimor. Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit.

Me vendim të ministrit Shyqiri Bytyqi telefonet nuk lejohet të përdoren as nga nxënësit as nga mësimdhënësit nëpër shkollat e nivelit parauniversitar.

LAJMET QENDRORE

Publiée par T7 sur Vendredi 30 novembre 2018

Këtë vendim e kanë mirëpritur Drejtoria e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

“E mbështesim këtë vendim, u dasht me marr ma herët… Por njëjtë nuk mendojnë mësimdhënësit”.

Por Arjeta Ahmeti, mësuese në këtë shkollë thotë se për nxënësit është e domosdoshme që t’i përdorin telefonët.

Për nxënësit shumë mirë, por për ne jo shumë sepse ne shpesh komunikojmë me prindërit për shëndetin e nxënësve…

E në Ministri thonë se po punohet në hartimin e detajeve të këtij vendimi.

Megjithatë ministri Shyqiri Bytyqi thotë se edhe mësimdhënësit kanë të drejtë ta përdorin telefonin vetëm në ambiente të veçanta të shkollës.

Sipas ministrit, arsyeja pse është marrë një vendim i tillë është mospërdorimi i duhur i telefonëve nëpër shkolla .

Në dhjetor përmes një udhëzimi do të specifikohet zbatimi i vendimit kurse drejtoritë përkatesë komunale të Arsimit kanë përgjegjësinë e zbatimit.