Iniciativa e filluar në Facebook për mbledhjen e të hollave për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, synim kishte të mblidhte 20 mijë euro.
Kjo shumë tashmë është tejkaluar dhe sipas iniciativës në Facebook deri tani janë grumbulluar 21,655 euro, transmeton Koha.net.
Paratë e grumbulluara për vetëm tre ditë do t’i dorëzohen familjes së policit të vrarë ditë më parë gjatë një grabitjeje të bankës.
Kjo iniciativë është nisur nga një qytetare në Facebook.






