Të shtunën bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Besnik Restelica, me ç’rast do të bëhen homazhe tek varri i tij nga ora 13:00 tek ‘Xhamia e vjetër’ afër Besianës, njofton Llapi.info.

Njoftimi i plotë i familjes Restelica:

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë qytetarët se më datën 24.02.2018 ditë e shtune bëhen njëzet e një vite nga rënja heroike e dëshmorit të kombit:

ING.DIP. BESNIK RESTELICA

Me këtë rast do të bëhen homazhe prej orës 13:00 tek varri i dëshmorit( tek Xhamia e Vjetër afër Hotel Besianës).