Policia e Kosovës ka arritur të vë në pranga të dyshuarin që ka gjuajtur disa herë më armë zjarri derisa po lëvizte me veturën e tij ‘Pikap’, në Prishtinë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sh.H., 40-vjeçar, i cili është arrestuar në orës e pasdites së djeshme, në rrugën “Ahmet Dërguti”.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari kishte shtënë me armë deri në katër herë teksa ishte në lëvizje me automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por pas një periudhe të shkurtër, i dyshuari u ndalua nga njësia policore, me ç’rast i është sekuestruar një armë e disa fishekë. Ndërkohë zyrtarët policorë kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ku dyshohet se 40-vjeçari gjuajti me armë.
I dyshuari më pas është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me motivet për të cilat ka shtënë me armë zjarri.
Me urdhër të prokurorit, 40-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim i armës apo mjeteve te rrezikshme”.






