Policia e Kosovës ka arrestuar, e më pas e ka liruar, nëj person në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri ditë më parë.
Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 20 gëzhoja.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info
/llapi.info/






