Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite është arrestuar një i dyshuar në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë në ajër me pistoletë.
Pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.






