Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info
Burime të portalit bëjnë të ditur se dy persona janë dërguar në Emergjencë, po të njëjtat burime thonë se një person ka shtënë në drejtim të tyre me kallashnikov.
Llapi.info ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia në Podujevë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Ndërsa, nga Emergjenca për Llapi.info kanë thënë se nuk kanë të drejtë të jepen detaje nga ky incident.
Llapi.info do t’iu mbaj të informuar…






