Një rast me të shtëna me armë ka ndodhur në fshatin Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.
I njëjti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se disa persona të panjohur deri më tani, kanë shtënë me armë nga një veturë në lëvizje.
Sipas dëshmitarëve, vetura nuk kishte pasur fare targa.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e sigurisë.
Nuk raportohet për të lënduar.
/Llapi.info






