Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur mbrëmë në veri të qytetit të Mitrovicës.
Lajmin për agjencinë serbe të lajmeve ‘tanjug’ e ka konfirmuar zëvendës komandanti për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Ai ka thënë se polici ka pësuar dy plagë.
Hoti thotë se incidenti kanë ndodhur rreth mbrëmë pas mesnate rreth orës 3 e 20, përballë kafiterive që ndodhen në qendër të qytetit.
Mësohet që edhe personi që ka shtënë dhe viktima që ka mbetur i plagosur janë të nacionalitetit serb.
Siç shkruan mediumi serb, pjesëtari i Policisë së Kosovës që u plagos kishte gradën e oficerit.






