Lokale - eSIMy

Të shtëna me armë ka pasur në rrugën e qendrës së Podujevës, “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të shtënat me armë kanë ndodhur nga një veturë, nga persona të panjohur.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur deri më tani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Rasti po vazhdon të hetohet, kurse Llapi.info do t’i mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/