Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Bajçinë të Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka paraqitur në polici një banor i këtij fshati, i cili ka thënë se të shtënat janë kryer para shtëpisë së tij.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se para shtëpisë së tij, nga një veturë është shtënë me arë zjarri në ajër. Dy të dyshuar meshkuj  kosovarë janë intervistuar nga policia dhe nga ta është konfiskuar një revole si dhe janë gjetur tri gëzhoja. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info