Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta si dhe dy karikator pa fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info