Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia”, ku dyshohet se gjithçka kishte nisur pas fjalosjeve mes disa personave.

I njëjti ka shtënë me armë në ajër, derisa Policia e Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për dëme.

Policia s’e ka dhënë as edhe një informatë përkitazi me këtë rast, ashtu sic bëjnë stacionet tjera policore në raportet ditore të PK-së./Llapi.info