Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info nga dëshmitarët, dyshohet se nga të shtënat me kallash ka edhe të plagosur. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka nisur pas përleshjeve fizike mes disa personave.
Llapi.info ka kontaktuar me disa zyrtarë policorë nga drejtoria rajonale e Prishtinës, si dhe me zyrtarë në stacionin e Policisë në Podujevë, por deri më tani asnjëri nuk ka dhënë informata më të hollësishme.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…
Pamjet e siguruara: