Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, ndërkohë që është konfiskuar një pistoletë dhe 12 fishekë.

“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 19.07.2021-16:55.  Njësitet policore i janë përgjigjur informatës për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes,  gjatë kontrollit tek i dyshuari  mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator, 12-fishekë dhe dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info