Një burrë është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armëve të dielën mbrëma në Gjermani.

Një person i armatosur hapi zjarr në qytetin gjermano -perëndimor të Offenbach , sipas policisë lokale.

Personi i armatosur qëlloi dy persona pak pas orës 20:00dhe më pas u largua, tha zëdhënësi i policisë së shtetit Hesse.

Policia gjermane ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit, motivet e të cilit mbeten të paqarta. /Abcnews.al