Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë në fshatin Bradash të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas PK-së, të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.

“Fsh. Bradash, Podujevë (NN) 22.07.2023 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të organeve të sigurisë, që të festohet me zemër e jo me armë, “meraklitë e armëve”, po i injorojnë ato.

Jo rrallë herë ka ndodhur që plumbat qorr të godasin shtëpi, vetura e po ashtu edhe njerëz./llapi.info/