Lokale - eSIMy

Dy herë brenda kësaj jave, trafostacioni në Balloc të Podujevës është gjuajtur me armë, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar KEDS-i. Sipas KEDS-it, në të njëjtin transtacion ka pasur të shtëna me armë edhe sot.

“Ekipet tona kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin”, ka njoftuar KEDS-i.

Njoftimi i plotë:

KEDS njofton që me datë 05.11.2022 në fshatin Ballofc, komuna e Podujevës, persona të panjohur për KEDS-in dhe Policinë kishin gjuajtur me armë zjarri ku kanë dëmtuar transformatorin “Ballofc 2 Bunjaket”. Ekipet tona kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin.

Por, ngjarja nuk ndalet me kaq.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në të njëjtin vend dhe të njëjtin trafostacion, ku është djegur paneli i tensionit të ulët. Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike.

KEDS dënon fuqishëm rastet e tilla, nga të cilat pos dëmtimit të aseteve, e pësojnë edhe konsumatorët.
Ftojmë policinë e Kosovës që rastet e tilla t’i trajtojë me prioritet, në mënyrë qē të kapen fajtorët dhe kēto raste të mos përseriten më.