Podujeva dhe banorët e saj, sikurse në të kaluarën, edhe tani po e tregojnë shpirtin e tyre human, në secilën sferë të shoqërisë, raporton Llapi.info
Përveç kontributit nëpër donacione ndaj shtetit, po ashtu edhe në ato ndaj familjeve në nevojë, një veçori tjetër është edhe dhurimi vullnetar i gjakut.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë, ku disa të rinj nga Podujeva, kanë dhuruar vullnetarisht gjak.
Në njoftimin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, falënderohen këta të rinj për dhurimin e gjakut.
“Disa dhurues vullnetar të cilët dhuruan gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë. Faleminderit të nderuar. Shëndet ❤️”, shkruan në njoftim.






