Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është shfaqur me ideologji të njëjtë sikurse kasapi i ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të partisë SNS, në Çaçak, ai deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët, raporton portali serb “Morava.info”.

Gjuriq deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë që të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

Ndërkohë, ai theksoi se situata në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë dhe se të gjitha skenarët janë të mundshëm.

“Ne duhet të jemi të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm”, është shprehur ai. /Indeksonline/