Nënë e bir të cilët kanë humbur jetën pas tërmetit janë motra dhe nipi i Edison Konomit, ish-drejtor i doganave në Durrës.

Nëna 47-vjeçe dhe djali 22-vjeç janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin ndërkohë që misioni për shpëtimin e tyre po vështirësohet për shkak se mbi ta është rrëzuar edhe një kolonë tek 6 katëshi në lagjen 18 në Durrës.