Është rritur numri i pacientëve me koronavirus në Kosovë të cilët po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet Rajonale.

Siç është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh, aktualisht 316 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spital, shkruan lajmi.net.

Në QKUK po trajtohen gjithësej 187 pacientë të konfirmuar me koronavirus, teksa pjesa tjetër janë në spitale të tjera.

Më së shumti pacientë të shtrirë  aktualisht ka në spitalin e Pejës.