Sot u takuan Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku u diskutua për gjendjen e pandemisë Covid-19 në komunat e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se në komision është diskutuar menaxhimi i komunave me COVID-19 dhe tha se të gjitha komunat janë duke i respektuar masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, raporton KOHA.






