Kosova ka dështuar të integrohet në Interpol.
Po ashtu, Kosova ka dështuar që ta tejkalojë procesin e liberalizimit të vizave, ani pse zyrtarët qeveritarë u zotuan se një gjë e tillë do të kryhet brenda 2018-s.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka kritikuar politikën e jashtme, duke thënë se, përveç se nuk u shtuan njohjet, nuk u ruajtën as ato që janë.
Ndërsa, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, mendon se në vitin 2018 Kuvendin e ka karakterizuar mungesa e kuorumit, ku më pas seancat, me pika të ndryshme, kanë kaluar njëra-tjetrën dhe shpeshherë nuk kanë përfunduar.
Sipas tij, në politikën kosovare është vërejtur edhe mungesa e një konsensusi gjithëpërfshirës për çështjen e dialogut me Serbinë. E, Rinor Qehaja nga Instituti “Ed Guard”, thotë se fusha kryesore e zhvillimit shtetëror është sektori i arsimit./KTV