Lokale - eSIMy

Në qendër korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë është instaluar aplikacioni Skype, si mënyrë për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes “Facebook”-ut ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Meqë për shkak të shëndetit të burgosurve kemi ndërprerë vizitat e familjarëve tashmë secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij”, shkruan Haxhiu.