Lokale - eSIMy

Të dielën më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Për të votuar në këto zgjedhje kanë aplikuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen si të akuzuar nga Gjykata e Hagës.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv Valmir Elezi, zëdhënës i Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”.

Ai tha se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.