Lokale - eSIMy

Veturat klasike të Kosovës kanë nisur regjistrimin me targa RKS “historik”.

E para që mori një tabelë të tillë u bë “Volkswagen Karman Ghia 1970” në Pejë.

Pronari i saj, Milot Lipa tha se deri në arritjen e këtij qëllimi iu desh goxha mund, por që marrja e targave të përhershme me hyjneshën në fron, e gëzoi shumë.

Ligji mbi regjistrimim e makinave klasike u miratua tri vjet me parë derisa arriti të vihet në funksion vetëm tani.

Në nenin 17 të këtij ligji tregohet se mjet me vlerë muzeore konsiderohet ai i cili është me i vjetër së 35 vjet, i cili është i ruajtur, teknikisht i mirëmbajtur, si dhe përshtatet me strukturën dhe formën konstruktive origjinale.