Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar në një takim për nesër në orën 14:00 kryetarët e të gjitha partive politike.

Në takimin që pritet të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për çështjen e taksës.

Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook:

Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:

  1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
    2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.

Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.

Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.