Lokale - eSIMy

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë se mund ta anulojë takimin me, Vladimir Putin pas përplasjeve detare të Rusisë me Ukrainën.

Trump i ka thënë Washington Post se është duke pritur një “raport të plotë” pasi që anijet ruse shtien dhe kapën tre anije të tjera ukrainase gjatë së dielës, përcjell Klan Kosova.

Të dy liderët Trump dhe Putin pritej që të takoheshin në margjina që Samitit të G20 që mbahet kah fundi i kësaj jave në Buenos Aires.

Është SHBA që ka thirrur shtetet e Evropës që të bëjnë më shumë që ta përkrahin Ukrainën.